Kroaci / Vizita e Lazim Destanit dhe Nazmi Jakurtit, pasqyrë e marrëdhënieve të forta në Diasporë
Aktivitetet e komunitetit shqiptar në Kroaci këtë fundjavë janë pasuar nga vizita e dy personaliteteve të Diasporës shqiptare, Kryetarit të Nderit të Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës dhe njëherit Anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës, Lazim Destani, dhe Kryetarit të Lidhjes Shqiptare në Botë, juristit të mirënjohur nga radhët e diasporës shqiptare në Zvicër, Nazmi Jakurti.
Lazim Destani mori pjesë në takimin e organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës
Si i ftuar special, Lazim Destani mori pjesë në takimin e organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës (KKK) që u mbajt te Klubi Ekonomik (Wirtschaftsclub) në Dyzeldorf të Gjermanisë. Kolegji i Kirurgëve të Kosovës është organizatë shkencore dhe avokuese në shërbim të avancimit të disiplinave të kirurgjisë në Kosovë.
Prishtinë / Lazim Destani, në pritjen shtetërore me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës
Me rastin e shënimit të 16 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, i ftuar në këtë ceremoni, Lazim Destani merr pjesë në pritjen shtetërore të krerëve të vendit, Presidentes Vjosa Osmani, Kryeparlamentarit Glauk Konjufca dhe Kryeministrit Albin Kurti.
Kaçanik / Lazim Destani viziton Kullën e Nikajve në Kaçanik
Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Lazim Destani ishte pjesë e auditorit që ndoqën premierën e filmit dokumentar, ‘Gratë, Lufta dhe Paqja’. Dokumentari u shfaq te Kulla e Nikajve në Kaçanik, ndërsa ishte produksion i studentëve nga Fakulteti i Arteve i Universitetit të Prishtinës në bashkëpunim me Institutin e Studimeve Sociale e Humanistike. Në këtë dokumentar filmik u prezantuan dëshmitë e grave që vinin nga familjet e dëshmorëve dhe që gjatë luftës kishin qenë pjesë e mbështetjes logjistike.
Kompania Ecolog International dhe Spitali Klinik i Tetovës nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi
Kompania ‘Ecolog International’ e filantropit Lazim Destani ka nënshkruar sot Memorandum Bashkëpunimi me Spitalin Klinik të qytetit të Tetovës. Me prezencën e mediave lokale dhe atyre qendrore të Maqedonisë së Veriut, kjo Marrëveshje u nënshkrua nga Lazim Destani si përfaqësues i kompanisë Ecolog International dhe Dr. Spec. Ilir Demiri, Drejtor i Spitalit Klinik - Tetovë.
Bruksel / Lazim Destani, në mbledhjen ceremoniale të Parlamentit Europian
Me ftesë nga Parlamenti Europian (PE) Lazim Destani merr pjesë në takimin e 26-të vjetor të Mëngjesit të Lutjeve në Bruksel. Ai me datë 6 -7 dhjetor këtu ndoqi ngjarjet përbërëse të këtij aktiviteti me peshë për rajonin e Ballkanit Perëndimor, për Europën si dhe mbarë botën.
Prishtinë / Lazim Destani merr pjesë në hapjen e Zyrës në Kosovë të Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane
Përmes një ceremonie madhështore që u mbajt në Prishtinë, dje u përurua hapja e Zyrës në Kosovë e Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane (UB). Të prirë nga Kryetari i UB Nazmi Viqa, këtu të pranishëm ishin shumë anëtarë të Unionit të Bizneseve shqiptare në Gjermani. I ftuar në këtë ngjarje ishte prezent edhe Lazim Destani si Kryetar Nderi i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, por edhe si anëtar i UB-së.
Tiranë / Lazim Destani merr pjesë në Samitin III të Diasporës
Samiti III i Diasporës, dje më 23 nëntor, i kishte mbledhur në Pallatin e Kongreseve mbi dy mijë vetë, të ardhur nga të gjitha trojet shqiptare e nga diaspora. Këtu gjithashtu i pranishëm ishte Lazim Destani si Anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës Shqiptare (KKD).
Tiranë / Lazim Destani merr pjesë në shënimin e Ditës Arbëreshe
Si Anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës, Lazim Destani mori pjesë në shënimin e Ditës Arbëreshe që u mbajt dje në kuadër të aktiviteteve dyditëshe (22 dhe 23 Nëntor) të Samitit III të Diasporës.
Prishtinë / Lazim Destani merr pjesë në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Kolegjit AAB
Përmes një feste unike e madhështore, në sallën “1 Tetori” në Prishtinë u mbajt dje Ceremonia e Diplomimit të studentëve të nivelit Bachelor dhe Master të Kolegjit AAB.
Tetovë / Lazim Destani merr pjesë në aktivitetet e Javës së Veçantë Studimore
Lazim Destani ka marrë pjesë në aktivitetet e Javës së Veçantë Studimore (JVS) organizuar nga Universiteti i Tetovës në bashkëpunim me Shoqatën “Arsimi” nga Zvicra. Tema e këtij viti ishte: “Biodiversiteti dhe diversiteti kulturor – Diversiteti si metodë hulumtimi e reflektimi”.
Prishtinë / Lansohet në Kosovë “OneFor”, aplikacion i ri për shërbime financiare digjitale
Kompania OneFor Holding GmbH, me bazë në Dusseldorf të Gjermanisë ka lansuar zyrtarisht aplikacionin “OneFor” në Republikën e Kosovës. Ky lansim tashmë e ka futur Kosovën në hartën e vendeve të Bashkimit Europjan ku kjo kompani ofron shërbime financiare digjitale. Kompania OneFor Holding GmbH është pjesë e Grupit të bizneseve në pronësi të familjes së biznesmenit Lazim Destani.
Lazim Destani ndjek ndeshjen miqësore të KF Shkëndija me FC Wil nga Zvicra
Dje, me datë 9 shtator, Klubi i Futbollit Shkëndija ka qenë skuadra mike në ndeshjen miqësore me KF Wil që u zhvillua në Zvicër. Për dallim nga ndeshjet e rëndomta, kësaj radhe në qendër të vëmendjes nuk ishte ndeshja mes këtyre dy skuadrave por argëtimi dhe festa para e pas ndeshjes ku gjetën kënaqësi mijëra shqiptarët që jetojnë në Zvicër e që e ndoqën këtë ndeshje nga tribunat e stadiumit.
Preshevë / Lazim Destani merr pjesë në Konferencën Ekonomike në Luginën e Preshevës
Për dy ditë me radhë (28-29 korrik), ishte Konferenca Ekonomike e Preshevës ajo që në Luginë i bëri bashkë sipërmarrës e grupe interesi nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Zvicra, Gjermania, Austria, si dhe prodhuesit vendorë.
Lazim Destani, në mesin e veteranëve të KF SHKËNDIJA
Pas gati gjysmë shekulli në Tetovë takohen veteranët patriotë e dashamirës të futbollit të cilët në vitin 1979 i vunë themelet dhe ngritën Klubin e Futbollit Shkëndija. Ky takim u realizua në saje të iniciativës së futbollistit të gjeneratës së parë të kuqezinjve, shqiptaro-amerikanit Bruno Ceka, i cili po shijon ditë të bukura pushimi në Tetovën e tij që e viziton shumë shpesh.
Lazim Destani, në 5 vjetorin e themelimit të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë
Lazim Destani mori pjesë në aktivitetet disaditëshe për shënimin e 5-vjetorit të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë (KASH). Nën organizimin e KASH, këto aktivitete nisën me datë 9 maj në Tiranë, vazhduan në Prishtinë dhe sipas agjendës, ato u mbyllën më 13 maj në Shkup. Në këtë shënim përvjetori, mysafir special ishte grupi përfaqësues i Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë (KAA) i përbërë nga 17 ish-Ambasadorë që kanë kryer shërbimet diplomatike në vende të ndryshme të botës.
Prishtinë / Lazim Destani merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vienës
Biznesmeni Lazim Destani sot ka marrë pjesë në konferencën me temë “Vienna Economic Talks - Prishtina Meeting 2023”. Në kuadër të Forumit Ekonomik të Vienës konferenca u mbajt në Prishtinë, nën patronatin e kreut të shtetit Albin Kurti.
Lazim Destani viziton bizneset shqiptare në Bursa të Turqisë
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Europë ka zhvilluar një vizitë dyditëshe pune (28-29 prill) në Bursa të Turqisë. Më se 30 afaristë nga vende të ndryshme të Europës e nga Kosova ishin pjesë e agjendës së organizuar nga Shoqata e Bizneseve Shqiptare në Turqi, ARNIAD.
Tetovë/ Lazim Destani, në ceremoninë e vënies së gur-themelit të Korridorit 8
Sot në Tetovë u vendos guri i themelit për ndërtimin e Korridorit 8, ngjarje kjo domethënëse si për Maqedoninë e Veriut ashtu dhe për gjithë rajonin. Në këtë ngjarje që shënon nisjen e punimeve për ndërtimin e kësaj autostrade morën pjesë krerët shtetëror të Maqedonisë së Veriut, autoritete qeveritare nga Shqipëria e Bullgaria. Nga trupi diplomatik këtu mori pjesë Ambasadorja e SHBA-ve në Shkup Angela Price Aggeler e cila në fjalën e saj këtë projekt e cilësoi si shumë të rëndësishëm dhe investim që i shërben të ardhmes së rajonit.
Pavarësia e Kosovës / Lazim Destani, homazhe te Varrezat e Jasharajve në Prekaz si dhe vizitë te babai i Hashim Thaçit
Pa luftë e pa dëshmorë, liria e Kosovës nuk do të vinte. Familja e madhe e Jasharajve ishte ajo që dha gjithçka në luftën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Për ta nderuar këtë familje me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë së vendit shumë personalitete kombëtare e ndërkombëtare kanë bërë homazhe te Varrezat e Jasharajve në Prekaz.